27 Dhjetor 2024

KMDLNJ: Arrestime të panevojshme të protestuesve

Prishtinë, 13 janar - Protesta e dhjetëra qytetarëve që kanë protestuar rreth katër orë para ndërtesës së KEDS-it duke kërkuar ulje të çmimit të energjisë elektrike ka përfunduar me arrestimin e katër të rinjve që janë cilësuar si organizatorë të protestës si dhe “dueleve “ verbale midis protestuesve kryesisht pensionistë dhe studentë.

Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut (KMDLNj) si monitoruese e protestave konsideron se ndërhyrja e Policisë së Kosovës përkatësisht arrestimi ka qenë krejtësisht i panevojshëm meqë protestuesit kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Kërkesat e protestuesve janë të drejta prandaj KMDLNj edhe me herët pati paralajmëruar se do të ketë protesta shkaku se shtrenjtimi i pakontrolluar i energjisë elektrike skajshmërisht rrezikon mbijetesën e qytetarëve të Kosovës të cilët edhe ashtu jetojnë në kushte të varfërisë së madhe.

\"Institucionet e Kosovës duhet të dalin në mbrojtje të qytetarëve duke mos lejuar këtë shtrenjtim, mostransparencë rreth tarifave, fryrje të faturave, dëmtimeve të pajisjeve të amvisërisë për shkak të reduktimeve të shpeshta, dëmtime të bizneseve për shkak të trajtimit diskriminues në bazë të cilës disa shpenzues janë të favorizuar me kontrata shumëvjeçare, ndërhyrjes të sistemit të Elektro Srbija në inkasimin në veri dhe mjedie ku jetojnë serbët, çkyqjet e shpeshta që u bëhen edhe për një borxh fare të vogël e jo të mbrojë KEDS-in që po e rrezikon seriozisht standardin e qytetarëve\", thekson KMDLNJ.

KMDLNj përkrah çdo protestë që është në funksion të përmirësismi dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe e cila është paqësore dhe jashtë ndikimit politik.

KMDLNj fton Policinë e Kosovës të jetë shumë e kujdesshme në raport me qytetarin që proteston sepse e drejta për protestë është ndër të drejtat elementare të njeriut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)