Kina subvencionon prodhimin e energjisë
Pekin, 12 mars - Autoritetet kineze vendosën shtrirjen e një projekti pilot për subvencionimin e disa stacioneve për prodhimin e energjisë, me qëllim reduktimin e lëshimit të gazrave të dëmshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projekti, që më parë zbatohej në 14 provinca, ofron subvencione 0.008 juanë (0.00127 dollarë amerikanë) për kilovatorë për energjinë e përfituar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës.
Në planin e 12-të pesë vjeçar për zhvillimin ekonomik dhe social të Kinës janë përcaktuar objektivat për reduktimin e lëshimit të gazrave të dëmshme.