Kina shton subvencionon për automjetet që kursejnë energjinë
Pekin, 6 shtator - Nga muaji tetor, qeveria kineze do të fillojë një politikë të re për automjetet me energji të rinovueshme dhe do të subvencionojë automjeteve që e kursejnë energjinë.
Xiang Haidi, zyrtar i Drejtorisë së Ndërtimit Ekonomik pranë Ministrisë së Financave, tha se politika e tanishme e subvencionit do të përfundojë më 30 shtator të këtij viti. \"Nga 1 tetori i vitit 2011, do të zbatojmë politikën e re të subvencionit për automjetet që e kursejnë energjinë. Këtu, përfshihet ulja e sasisë së përdorimit të naftës për 100 km nga 6.9 në 6.3 litëra.
Kina do të vazhdojë subvencion financiar për automjetet që përputhen me standardin e ri të kursimit të energjisë. Subvencioni për një automjet do të jetë 3000 juanë (afro 470 dollarë amerikanë).