Kina rrit kapacitetet e prodhimit të energjisë nga era
Pekin, 23 qershor - Brenda vitit 2020, qeveria kineze, parashikon të prodhojë 30 milionë kilovatë orë energji, nga burime të rinovueshme, siç është era.
Një zyrat i Agjencisë kineze të Energjisë, deklaroi se deri në vitin 2015, kapaciteti i prodhimit të energjisë me anë të erës në Kinë do të arrijë në 5 milionë kilovatë. Ky synim do të arrihet pas ndërtimit të parqeve eolike për prodhimin e energjisë me anë të erës.
Pas vitit 2015, kapaciteti i prodhimit në Kinë, pritet të arrijë nivelin e zhvilluar ndërkombëtar.