Kina planifikon ta ulë me 21 për qind përdorimin e energjisë
Pekin, 28 shkurt - Kina synon ta pakësojë me 21 për qind harxhimin e energjisë për njësi të vlerës së shtuar industriale gjatë planit të 12-të pesëvjeçar (2011 - 2015).
Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit thotë se gjatë këtyre pesë vjetëve pritet që Kina të kursejë barasvlerësin e 670 milionë tonëve qymyrguri.
Plani përcakton gjithashtu objektiva të hollësishëm për ulje në disa sektorë me përdorim të madh të energjisë, duke përfshirë industrinë mekanike, industrinë metalurgjike, industrinë petrokimike dhe atë elektronike.