28 Dhjetor 2024

Kina planifikon që deri në 2030 të ndërtojë 110 centrale bërthamore

Pekin, 5 dhjetor - Sipas medias shtetërore, Kina po planifikon që deri në vitin 2030 të ndërtojë 110 centrale bërthamore në kuadër të një zgjerim të madh të prodhimit të energjisë bërthamore.

Kina po planifikon një zgjerim të madh të prodhimit të energjisë bërthamore duke ndërtuar 110 centrale të tillë deri në vitin 2030, njoftoi sot media shtetërore kineze.

”Prodhimi i energjisë bërthamore nga centralet në ndërtim e sipër dhe ata në funksion do të arrijë në 88 gigavat deri në vitin 2020”, njoftoi gazeta shtetërore kineze “China Daily” duke cituar legjislacionin e ri për energjinë.

Qeveria kineze po planifikon aktualisht një projektplan pesëvjeçar për energjinë përgjatë viteve 2016-20.

Kina ka 30 reaktorë bërthamorë dhe 21 të tjerë në ndërtim e sipër.

Pekini do të caktojë 78 miliardë dollarë për ngritjen e centraleve të reja bërthamore.

Me rezervat e treta në botë për qymyrin, 70 për qind e energjisë kineze vjen nga ky mineral. Gjithë popullsia në Kinë harxhon qymyr sa e gjithë bota duke u shndërruar në ndotësen më të madhe me dyoksid karboni të planetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)