Kina i kushton rëndësi kursimit të energjisë
Pekin, 2 tetor - Gjatë pesë vjetëve të kaluar Kina arriti të kursejë 340 milionë tonë qymyrguri standard, nëpërmjet dhjetë veprave kryesore të kursimit të energjisë.
Dhjetë veprat e kursimit të energjisë janë masat e rëndësishme teknike për realizimin e uljes prej 20 për qind të konsumit të energjisë për njësi të GDP-së gjatë pesë vjetëve të kaluar.
Këto dhjetë vepra përfshijnë veprën e kursimit dhe zëvendësimit të naftës, veprën e përmirësimit të sistemit energjetik, veprën e ndriçimit të gjelbër, veprën e kursimit të energjisë në institucionet shtetërore etj.
Mësohet se gjatë pesë vjetëve të kaluar qeveria kineze ka investuar mbi 30 miliardë juanë posaçërisht në 5 200 objekte që kursejnë energjinë.