Kina e Rusia nënshkruan marrëveshje për energjinë dhe hekurudhat
Pekin, 14 tetor - Kina dhe Rusia nënshkruan dje një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi duke filluar nga financat dhe investimet, energjinë dhe hekurudhën me shpejtësi të lartë.
Kryeministrin kinez Li Keqiang dhe homologu i tij rus, Dmitri Medvedev, ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të rreth 40 marrëveshjeve pas mbajtjes së takimit të rregullt të 19 mids kryeministrave të të dy vendeve.
Një marrëveshje që parashikon shkëmbim e monedhave lokale me vlerë 150 miliardë juan (24.4 miliadrë dollarë) ndërmjet bankave qendrore të Kinës dhe Rusisë ishte në mesin e dokumenteve të nënshkruar.
Kina është e gatshme të avancojë me themelimin e hekurrudhës Euroazi midis Pekinit dhe Moskës, me prioritet herkurudhën Moskë Kazan, tha kryeministri kinez Li Keqiang.
Në takimin me homologun kryeministri Li tha se Kina dhe Rusi janë dy ekonomi kryesore të reja dhe forcimi i lidhjes midis dy tyre është në dobi të paqes dhe zhvillimit të botës.
Kryeministri rus Medvedev, vlerësoi nivelin e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve aktuale midis dy vendeve dhe shprehu dëshirën për përparimin e bashkëpunimit në investime, teknologji, infrastrukturën rrugore dhe të aviacionit.