Kina, e para për zhvillimin e energjisë së gjelbër
Pekin, 31 mars - Në vitin 2010, Kina u rendit e para për investimet në fushën e energjisë së gjelbër.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, Kina investoi 54.4 miliardë dollarë amerikanë, 39% më shumë në krahasim me vitin 2009.
AFP-ja, i referohet një raporti, i cili shton se vitin e kaluar kompanitë kineze prodhuan gati 50% të pajisjeve që përdoren në botë, për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar energjinë e erës dhe diellit.
Ndërkohë, Gjermania dhe SHBA-ja radhiten pas Kinës, duke zënë vendin e dytë dhe të tretë në zhvillimin e energjisë së pastër.
Megjithëse SHBA-ja u bë vendi i tretë më i madh për zhvillimin e energjisë së erës, investimet e saj në vitin 2010 u rritën me 51%.