Kina drejt energjisë së rinovueshme
Pekin, 20 shkurt - Deri në vitin 2050, 80% e sistemit të energjisë elektrike në Kinë mund të kalojë në energji të rinovuar, me kosto më të ulët, duke shmangur përdorimin e qymyrit, theksohet në një raport të publikuar të mërkurën nga Fondi Botëror për Natyrën (WWF).
Sipas raportit, rreth 80% e prodhimit të energjisë elektrike në Kinë mund të realizohet nga burime të energjisë së rinovueshme, me zbatimin e politikave të duhura, duke përmirësuar ndjeshëm efikasitetin e energjisë. Për rrjedhojë, emetimi i karbonit për prodhimin e energjisë elektrike në Kinë do të ulet 90%, krahasuar me nivelit aktual.
\"30 vitet e fundit Kina ka shënuar një zhvillim të shpejtë ekonomik, të shoqëruar me rritje të nivelit të ndotjes së ajrit, ndërkohë ndryshimet klimatike globale po prekin zhvillimin e saj në të ardhmen. Ndaj Kina ndodhet në \" udhëkryq\", lidhur me tranzitimin e energjisë, ka deklaruar për agjencinë Xinhua drejtori i Fondacionit WWF për Klimën dhe programin energjitik të Kinës, Lunyan Lu.
Raporti është hartuar nga Instituti i Kërkimeve për tranzitimin e energjisë dhe është promovuar gjatë një seminari në \"Wilson Center\" të Uashingtonit.