Kina, 1.8 herë më shumë investime për energjinë e pastër se ShBA
Canberra, 3 maj - Komisioni i Klimës i Austrialisë publikoi ditët e fundit një raport, sipas të cilit qeveria e re kineze ka ritheksuar angazhimin e vet për përballimin e ndryshimit të klimës, gjë që ka shtuar besimin tek një përgjigje globale ndaj këtij problemi.
Në këtë raport vihet në dukje se në disa vitet e fundit pala kineze ka shtuar përpjekjet për përballimin e ndryshimit klimatik.
Vjet Kina shpenzoi 6.51 miliardë dollarë për të zhvilluar energjinë e pastër, 1.8 herë më shumë se investimet përkatëse të ShBA-së.
Gjithashtu, po vitin e kaluar kapaciteti i prodhimit të energjisë diellore dhe energjisë së erës në Kinë u shtuan me afro 50 herë në krahasim me vitin 2005.
Komisioni i Klimës është një organ i pavarur i financuar nga qeveria e Australisë, Organizata e Kërkimeve Shkencore dhe Industriale e Komunuelthit dhe Universiteti i Melburnit.
Raporti i këtij komisioni trajton çështjet e përballimit në shkallë botërore të problemit të ndryshimit të klimës, duke u përqendruar në progresin e bërë nga Kina dhe ShBA-ja në këtë drejtim.