KfW i jep 2.3 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të Termokosit
Prishtinë, 12 korrik - Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes “Përmirësimi i rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë” për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në vlerë prej 2.3 milionë euro ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Finacave Bedri Hamza dhe drejtori i Zyres së KfW-së për Kosovë Rene Escheman.
Pjesëmarrëse do të jetë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut znj. Anne Dostert, përfaqësues të Ndërmarrjes së Termokosit dhe Ambasadës Gjermane.