Kerry viziton Bullgarinë për të diskutuar për energjinë
Sofje, 15 janar - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ndodhet në Bullgari për të diskutuar me autoritetet e atjeshme zgjerimin e burimeve të energjisë.
Bullgaria varet nga Rusia për 85 për qind të gazit dhe 100 për qind të energjisë bërthamore.
Pasi Rusia ka anuluar ndërtimin e tubacionit të gazit, Rrjedha e Jugut, i cili do të kalonte nëpër Bullgari, është shfaqur nevoja për zgjerimin e burimeve të saj të energjisë.
Në mesin e ideve është ndërtimi i një tubacioni të gazit natyror nga Greqia.