Kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm
Prishtinë , 4 korrik – Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a., njoftojn se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes . Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.
KRU ,, Prishtina ,, kërkon nga konsumatorët që të shpenzojnë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të pa arsyeshme.
KRU,,Prishtina,, sh.a. me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.
Ujin e zëvendëson vetëm uji!
Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese!
Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç'rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë.