Kërkohet shkarkimi i Gjukajt dhe vënia e tij para drejtësisë
Prishtinë, 27 mars - Grupi i Qyetarëve të Organizuar në një konferencë për media ka bërë të ditur se protestat ende nuk kanë mbaruar, pasi sipas tyre nuk janë plotësuar kërkesat që kanë parashtruar në protestat e bëra më parë.
Kjo gjë i ka fyer protestuesit në mënyrë indirekte apo të drejtëpëdrejtë, ndaj ato kërkojnë që të bëhet një hetim i plot i KEK-ut dhe të plotësohen të gjitha kërkesat.
"Pas 8 protestash të mbajtura nga Grupi i Organizuar i Qytetarëve, kërkesat e protestuesve nuk janë plotësuar. Për më tepër, protestuesit ndihen të ofenduar qoftë drejtpërdrejt, qoftë në mënyra tjera nga mungesa e llogaridhënies nga institucionet kompetente", ka thënë Teuta Hoxha nga Grupi i Qytetarëv të Organizuar.
"Ne mendojmë që duhet të kryhet hetim i plotë i aferës së KEK-ut me çrast u tentua të vidhen qytetarët e Kosovës ndërkohë që për këtë veprim nuk u dënua askush", ka theksua Hoxha.
Çmimi i energjisë elektrike dhe politikat tarifore sipas saj nuk kanë qenë deri tani në përputhje me situatën ekonomike e shoqërore.
Për më shumë, sipas raporteve të institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave joqeveritare të cilat kanë kryer hulumtime, del se çmimet e energjisë elektrike janë tepër të larta në krahasim me vendet e tjera të rajonit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe buxhetit të familjeve në Kosovë.
"Rastet e korrupsionit të dala në publik përmes mediave, e kanë vënë në pozicion të rëndë përfaqësimin e Republikës, në anën tjetër e kanë rënduar qytetarin e Kosovës në aspektin ekonomik. Hajnia dhe vjedhjet në fondet publike ndikojnë në mënyrë të tërthortë në buxhetin e secilës familje dhe secilit qytetar. Ne mendojmë që protegonistët e keqpërdorimit të fondeve publike duhet të vihen para institucioneve të drejtësisë", ka shtuar Hoxha.
Mosfunksionimi i institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera publike dhe si rrjedhojë shpërfillja e kërkesave të qytetarëve, bën që protestat të vazhdojnë ditëve në vazhdim. Grupi i Organizuar i Qytetarëve do të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e shoqërisë civile, sindikatat, organizatat studentore dhe grupe e tjera shoqërore në mënyrë që protestat e ardhshme të jenë sa më masive"- thuhet ne deklarate.
Kërkesat e tyre janë:
·Shkarkimi i menjëhershëm i drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe vënia e tij para organeve të drejtësisë;
·Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të KEK-ut dhe vënia e tij para drejtësisë si organ përgjegjës për monitorimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes publike KEK dhe rritjes së çmimeve të energjisë.
· Shkarkimi i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe vënia e tij para organeve të drejtësisë.