23 Dhjetor 2024

Kërkesa në rritje për burime po kërcënon shëndetin mjedisor

Prishtinë, 25 mars - Në ditën e katertë të Javës se Gruas Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), organizojnë debatin lidhur me drejtimin e agjendës mjedisore bazuar në gjithëpërfshirje.

NDI vlerëson së kërkesa në rritje për burime po kërcënon shëndetin mjedisor të botës në një masë të paparë.

Nëse nuk vendosen politika të reja, kjo situatë sipas NDI-së mund të ketë implikime shkatërruese për zhvillimin e njerëzimit.

Gratë dhe fëmijët preken më shumë nga ky degradim i mjedisit. Gratë janë menaxherët kryesorë të burimeve për familjet e tyre në shumë pjesë të botës, dhe kështu angazhimi i tyre në mbrojtjen e mjedisit është thelbësor.

Gratë përbëjnë grupin më të madh të edukatoreve dhe motivuesve të mjedisit për ndryshim, dhe ato duhet të jenë agjentet kryesorë në proceset që çojnë në një mjedis global më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm.

Në këtë panel, diskutimi do të sillet rreth perspektivave të grave për mjedisin, rreth qasjeve për nxitjen e angazhimit domethënës të grave në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e politikave të menaxhimit të mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)