23 Dhjetor 2024

Kelkos Energhy akuzohet për dëmet e shkaktuara nga kanali i Hidrocentraleve

Pejë, 21 maj - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, ka ngritur aktakuzë, kundër personit juridik SH.P.K “Kelkos Energy” dhe personit përgjegjës të personit juridik, të pandehurit G.W., për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356, paragrafi 6, të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, personi juridik SH.P.K “Kelkos Energy” dhe personi përgjegjës i personit juridik, G.W., me datë 30 prill të vitit 2020, rreth orës 16:50, në Deçan, konkretisht në segmentin e rrugës Deçan - Plavë, si pasojë e  rrjedhjes së ujit nga kanali (tubacioni) i cili shërben për qarkullimin dhe mbledhjen e ujit dhe dërgimin e tij për furnizimin e hidrocentraleve, të cilat administrohen dhe menaxhohen nga SH.P.K “Kelkos Energy” e si pasojë e rrjedhjes së vrullshme të ujit shembët në tërësi  dheu, ku shkakton dëme në rrugën e cila ishte përgatitur për asfaltim, në gjatësi prej tre kilometrave, duke i shkaktuar dëme materiale edhe punë kryesit  të rrugës, të dëmtuarës SH.P.K “Lika Trade”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se është kryer vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356, paragrafi 6,të KPRK-së.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që i pandehuri G.W., dhe personi juridik SH.P.K “Kelkos Energy” , të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)