KEK vepron konform vendimit të qeverisë për luftimin e pandemisë
Prishtinë, 6 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njofutar se vepron konform vendimit të qeverisë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.
Duke pas parasysh gjendjen e krijuar si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve në vend dhe vendimit të aksionarit (Qeverisë së Kosovës) nr. 01/05. dt: 05.04.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19 KEK menjëherë ka vepruar dhe sot ka mbajtur mbledhjen e menaxhmentit me ç’rast është kërkuar nga drejtorët/menaxherët e njësive përkatëse që të respektohen në përpikëri masat e reja të parapara me vendimin e qeverisë.
Në këtë vazhdë, u.d. KE, Përparim Kabashi pas mbledhjes së menaxhmentit ka lëshuar Urdhëresën Ekzekutive nr. 03/21 për zbatimin e vendimit të Qeverise së Kosovës 01/05 e dt 05.04.2021.
Urdhëresa Ekzekutive tashmë është në fuqi dhe me rekomandimet e saj janë njoftuar të gjithë punëmarrësit e korporatës.