25 Dhjetor 2024

KEK-u vazhdon përkrahjen komunitetit ku operon

Prishtinë, 10 mars - Në vijë me objektivin që ka për thellimin e partneritetit me ambientin ku operon, pos investimeve madhore në mjedis, që kapin vlerën mbi 48 milion Euro, të implementuara gjatë tri viteve të fundit, KEK sh.a. ka vazhduar traditën disa vjeçare të mbështetjes së projekteve të Komunës së Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës që ndihmojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve te jetës se popullatës dhe komunitetit.

Në këtë vijë, duke dal në ndihmë aksionit të pastrimit të deponive të egra urbane dhe ndërtimore në Komunën e Obiliqit, që filloi sot me 10 mars 2014, KEK-u ka vënë në dispozicion mekanizimin dhe stafin e tij që do të jenë bartës kryesor i këtij aksioni.

“Krahas rritjes së prodhimit, Korporata edhe këtë vit i kushton kujdes të veçantë mjedisit dhe realizimit të projekteve për përmirësimin e kushteve mjedisore” tha me ketë rast z. Arben Gjukaj- Drejtor Menaxhues i KEK-ut .

“Siç e dimë, tashmë janë lëshuar në punë elektro-filtrat e ri të gjitha njësive të Termocentralit Kosova A, të cilat ndikojnë që ndotja të jetë brenda standardeve të lejuara me ligj apo shume herë më e ulët se ka qenë dekada me radhë. Pos kësaj, pas gati 50 viteve është ndërprerë hedhja e hirit fluturues në deponinë e hapur, janë duke u ri-kultivuar kodrat e hirit si dhe janë duke u eliminuar substancat e rrezikshme nga Gasifikimi.\"

\"Të gjitha këto investime, efektet e së cilave tashmë filluan të shihen, si synim përfundimtar kanë përmirësimin e kushteve të jetës së banorëve përreth, duke reduktuar në minimum ndotjen e krijuar gjatë disa dekadave. Me këtë rast besojmë se edhe popullata do të kontribuoj në mirëmbajtjen e mjedisit ku jeton” u shpreh Gjukaj.   

Gjate fillimit te këtij aksioni, udhëheqja e Kuvendit Komunal te Obiliqit, me Kryetarin z. Xhafer Gashi në krye, shprehen fjalë miradije për përpjekjet dhe veprimet që po zhvillon Korporata posaçërisht në projektet që kanë synim kujdesin ndaj palëve të treta dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)