27 Dhjetor 2024

KEK-u synon të shndërroj ish deponinë e hirit në oazë të gjelbër

Prishtinë, 29 nëntor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) synon të shndërroj ish deponinë e hirit në oazë të gjelbër

Kjo zonë që për 50 vjet shërbente si deponi e hirit dhe djerrinës po ri kultivohet nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Në hapësirën prej 3.5 hektarësh, po përfundon procesi i mbjelljes së 3500 fidanëve, ndërkohë që synohet që të mbillen mbi 80.000 fidanë në mbi 80 hektar. Nga ky projekt pritet të përfitojnë tri komuna që kanë pasur probleme të mëdha me ndotjen.

“Që nga vitet e 60-ta në këtë zonë prej 250 hektarëve është hudh historikisht hiri, si dhe dheu, djerrina dhe në bazë të gjitha matjeve dhe studimeve që ishin diku 80% të ndotjes duke filluar nga Prishtina, Fushë Kosova po edhe Obiliqi është bërë nga këtu."

"Tash kjo zonë është stabilizuar, ndotja është eliminuar dhe ka filluar tash faza përfundimtare e ri kultivimit biologjik."

"Fillimisht kemi filluar mes kësaj zone që është në mes të Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Faza fillestare e cila është në përfundim e sipër, mbjellja e 3500 fidanëve, e cila është në përfundim, e cila mbulon një zonë prej 3.5 hektarëve, ndërsa kjo është vetëm faza fillestare e projektit”, deklaroi Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv i Shërbimeve të Korporatës.

Ai ka bërë të ditur se kanë filluar diskutimet me Bankën Botërore për një projekt madhor për rikultivimin e plotë të gjithë zonës, e cila më pas do të jetë në dispozicion për shfrytëzim nga komuniteti.

“Për sa i përket ri kultivimit të tokës, ne jemi tash në fazën e pastrimit të zonave përreth KEK-ut, të cilat janë në kufi me banorët."

"Në këtë vijë, diku rreth 40 hektarë është bërë pastrimi i të gjitha shkurreve dhe është përgatit terreni ku ka qenë një angazhim në vijë konstante prej diku rreth 20 punëtorëve, 10 makineri të rënda për 4 muaj e gjysmë, dhe kjo ka përfunduar."

"Tash jemi në fazën e kontraktimit, së pari projektimit por edhe të dizajnimit të një brezi të gjelbër, ku këto 40 hektarë përafërsisht do të rrethohen me një brez të gjelbër që të krijohet një kufi natyral që banorët të mos afektohen dhe ndotja të jetë minimale, të themi sikur në perëndim”, tha Nulleshi.

Korporata Energjetike e Kosovës nga viti 2015 kur përfundoi investimet e mëdha që kapën vlerën e rreth 60 milionë eurove, filloi procesin e investimeve të mëdha për uljen e ndotjes.

Një nga projektet më të mëdha, i financuar nga BE, është edhe ndërrimi i elektrofiltrave në Termocentralin Kosova B.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)