KEK-u ndihmon KESH-in dhe KEDS-in
Prishtinë, 8 prill - Përkundër te gjitha sfidave te ndërlidhura me jetëgjatësinë e njësive me te cilat operon, pas përballjes me sukses me te gjitha sprovat e paraqitura vitin e kaluar, njësite dhe stabilimentet prodhuese te qymyrit dhe energjisë elektrike te KEK-ut, janë kthyer ne binare te rregullte te ciklit operues, dhe korporata është duke prodhuar sipas planit dhe bilancit te aprovuar vjetor.
Si edhe qe jemi dëshmitare te gjithë, kushtet meteorologjike krijuara ditëve te fundit ne Republikën e Shqipërisë, te cilat rezultuan me rritje te prurjeve dhe nivelit te liqenit te Fierzës ne kufijtë maksimal, sollën problem te mëdha jo vetëm ne mbarëvajtjen e punës se hidrocentraleve por edhe krijuan një rrezik për derdhje te ujit dhe dëmtim te pronës nga vërshimet.
Ne anën tjetër, për shkak te motit te ftohte ne Republikën e Kosovës, qe solli si pasoje rritje te konsumit te energjisë elektrikë, furnizuesi publik (KEDS/KESCO) u detyra këto dite te zbatoi reduktime te konsiderueshme ne furnizim.
Ne ketë vije, ne mënyre qe te dal ne ndihme, kompanisë simotër KESH sh.a. dhe kompanisë përgjegjëse për furnizim te konsumatorëve ne Kosove ((KEDS/KESCO), përkundër faktit se është duke prodhuar sipas planit dhe bilancit te aprovuar, si dhe kufizimeve ne linjat interkonjektive mes dy vendeve, KEK është duke marr si depozitim nga Shqipëria energji shtese deri 250 MWh/h, për te ndihmuar KEDS/KESCO-n ne ballafaqimin me problemet qe i janë paraqitur me import te energjisë.
Këtë energji shtese e cila është duke u depozituar këto dite nga Republika e Shqipërisë, KEK-u do te kthej prapa ne periudhën kohore kur do te kërkohet nga KESH-i, konform marrëveshjes për shkëmbim mes dy korporatave simotra.
Me këto hapa te ndërmarr, KEK dhe KESH janë duke bere optimizmin dhe racionalizim e kostove te dyja sistemeve dhe te shpenzimeve qe mundësojnë furnizuesve publik ofrimin e shërbime kualitative dhe te përballueshme për konsumatorët e te dyja vendeve.