KEK-u ndal energjinë elektrike në disa lagje të Prishtinës
Prishtinë, 17 shtator - Me qëllim të kontrollimit dhe testimit të mbrojtjeve rele të daljeve 10 kilovoltëshe, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se do të ndal energjinë elektrike në disa lagje të Prishtinës.
Në një njoftim të koorportatës thuhet se nga ora 12:00 do të shkyçen një pjesë e lagjes Arbëria, një pjesë e lagjes Pejton, Sheshi Nënë Tereza, Zona Industriale-Veternik, rrugët:Agim Ramadani, Lidhja e Prizrenit, Mark Isaku, UÇK, Xhemail Ibishi, Gjyqi i Qarkut, Sigurimi Social dhe Fabrika Tjegullorja.
Secila shkyçje është e planifikuar të zgjasë nga 10 minuta.