KEK-u i adreson të gjitha brengat e komunitetit
Prishtinë, 22 prill - Është e drejtë e çdo qytetari që pakënaqësitë e tyre ti shprehin edhe në formë proteste, mirëpo ne mendojmë se zgjidhja më e mirë është që secila brengë e tyre të zgjidhet bashkërisht, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi.
Në këtë drejtim, për hirë të së vërtetës jemi të obliguar që për opinionin e gjerë publik të rikujtojmë faktin se; KEK-u, është biznes i rregulluar me tarifa të përcaktuara nga Zyra Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Të gjitha të hyrat, kërkesat për shpenzime si dhe Investimet e Korporatës duhet të aprovohen nga ZRRE-ja, Prandaj, çdo investim hynë në rritjen e tarifave që me automatizëm nënkupton rritjen e çmimit të energjisë. Për këtë arsye edhe vetë investimet e KEK-ut në shumë raste nuk e marrin aprovimin nga ZRRE-ja.
KEK-u, në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit per vitin 2016, kishte identifikuar disa projekte infrastrukturore ekskluzivisht për ndihmë të komunitetit, të cilat kapin shumën prej 1 milion euro, qe më pas janë dërguar për aprovim në ZRRE, mirëpo të njëjtat nuk kanë kaluar.
Përndryshe, si edhe është dëshmuar tashmë, mbrojtja e mjedisit është një nga objektivat kryesore të KEK-ut. Pas përmbylljes së ciklit madhorë të investimeve mjedisore, përkundër faktit se KEK operon me stabilimente të teknologjisë se trashëguar e cila nuk ishte dizajnuar të jetë miqësore ndaj mjedisit, ndotja nga impiantet e korporatës është zvogëluar në nivelet më të ultë që nga fillimi i operimeve të tyre.
Prandaj, përkundër sfidave të prodhimit, objektivë kryesore e KEK-ut nga viti 2009 ka qenë dhe mbetet mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon. Viti paraprak ka qenë viti i përfundimit të suksesshëm të ciklit të investimeve mjedisore e që kapin shumën prej mbi 50 milion Euro, kryesisht nga mjetet vetanake. Në vazhdim janë disa nga projektet e realizuara.
Transporti hidraulik i hirit TC-A
Për 50 vite, bartja e hirit të thatë nga TCA përmes shiritave ishte shkaktar i 80 % të ndotjes për zonat përreth.
Në vitin 2013 është ndërtuar sistemi hidraulik i bartjes së hirit nga TC-A
Me këtë rast është ndërprerë përfundimisht hedhja e hirit të freskët në ish-deponinë e hirit të Kosovës A.
Pastrimi i zonës së ish Gasifikimit
Impiant i mbyllur ne 1988 ndotje e trashëguar dhe zonë ku KEK asnjëherë nuk kishte operuar. Jane eliminuar mbi 20 mijë tonelata të materialeve të rrëzikshme-duke i trajtuar dhe duke i eksportuar për trajtim në BE.
Pas 50 vjetëve operimi, në njesitë aktive të TCA-së janë vendosur elektro-filtrat e rinjë dhe si rezultat kemi zvoglim madhor të shkarkimeve të grimcave të pluhurit në ajrë. Mesatarja vjetore e këtyre shkarkimeve tani është rreth kriterit të lejuar me ligj (50 mg/Nm3)
Në ish deponin e vjetër te hirit të Kosovës A, qe nuk përdorët tash e disa vite dhe qe ka një hapësirë prej rreth 250 hektarësh është akumuluar hiri që nga fillimi i viteve të 60-ta.Përkundër faktit se kjo ish-deponi e hirit është e trashëguar, KEK-u në mesin e projekteve për përmirësimin e mjedisit është ne finalizim të trajtimit edhe të kësaj ish-deponie.
Projekti i dizajnimit dhe mbulimit të kësaj ish-deponie ka filluar para 6 viteve në kuadër të një projekt i përbashkët i Bankës Botërore, Qeverisë Holandeze dhe KEK-ut, me ç\'rast deri më tani është mbuluar 85% e sipërfaqes. Në sipërfaqen e mbetur prej 15% është bërë dizajnimi gjatë sezonit dimërorë dhe tani është filluar me fazën e mbulimit me djerrinë (dhe) e cila parashihet të përfundojë gjatë 3 muajve në vazhdim.
Përndryshe, si rezultat i punës së bërë gjer më tani , që vërtetohet edhe nga matjet e realizuara në baza të rregullta, niveli i pluhurit përreth ish deponisë se hirit, është zvogëluar dukshëm (shih diagramin me poshtë) dhe qe është brenda kufijve te lejuar me ligj.
Si rezultat përfundimtar, një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes së vazhdueshme e cila prekte një zonë të gjerë nga Obiliqi deri në Prishtine, është duke u rikultivuar dhe po shëndërrohet në një zonë të gjelbër.
Vlen të theksohet se me projektin e lartcekur janë trajtuar edhe deponitë e vjetra në Lismir (palosja e jashtme - jugu) dhe Bardh të Madh (palosja e jashtme - kalaja).
Paralelisht me këtë KEK ka nisur edhe mbjelljen e fidaneve në deponitë e djerrinave dhe hirit me çrast kemi arritur numrin prej 150 mijë fidanëve të mbjellura në ato zona.
Duhet theksuar se KEK-u është e para dhe e vetmja kompani në vend që i ri-kultivon tokat e eksploatuara duke i kthyer ato në gjendjen e mëparshme. Në këtë vazhdë, në koordinim me aksionarin dhe Bankën Botërore tashmë është aplikuar tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe jemi ne proces te marrjes se një kredie te butë për rehabilitimin dhe rikultivimin e tërë hapësirës se gropave te ish mihjeve te Bardhit dhe Mirashit. Në këtë rast, një sipërfaqe prej rreth 10 km2 e cila është shfrytëzuar për eksploatim të qymyrit gjatë një periudhe shekullore do te rehabilitohet dhe do të kthehet ne gjendjen paraprake dhe për shfrytëzim të komunitetit.
KEK-u do të vazhdoi me adresimin e brengës së përbashkët që kemi për mjedisin në zonën e ndikimit që ka korporata. Andaj, mirëpresim çdo reagim te bazuar dhe inkurajojmë që të gjitha brengat rreth kësaj çështje për të mirë të qytetarëve dhe komunitetit, ti diskutojmë bashkërisht.