KEK transferon asetet tek Kosovo Çalik Limak Energy
Prishtinë, 8 maj - Komiteti Qeveritar për Privatizim (KQP), projekti për privatizimin e KEDS, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka finalizuar transferin, përkatësisht bartjen e 100 për qind të aksioneve te Kosovo Çalik Limak Energy KEDS, në bazë të Marrëveshjes së Shitblerjes së Aksioneve.
Pas deklarimit të Këshilltarit të Transaksionit IFC ministrat anëtarë të KQP morën vendim se të gjitha kushtet para përmbylljes të Marrëveshjes për Shitblerjen e Aksioneve janë përmbushur.
Gjithashtu me aprovim nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) të ndryshimit në kontroll Kosovo Çalik Limak Energy, efektivisht merr pronësinë dhe udhëheqjen e KEDS, nga sot.
Sipas marrëveshjeve të transaksionit, Kosovo Çalik Limak Energy do të investoj 300 milionë euro, në rrjetin e shpërndarjes me energji elektrike të vendit.
Ndërsa Qeveria e Kosovës, garanton të gjitha vendet e punës dhe kushtet e kontratave për punëtorët e transferuar.