22 Dhjetor 2024

KEK trajnon punëtorët për manipulim me makineri të rënda

Prishtinë, 11 maj - Korporata Energjetike e Kosovë sh.a dhe KPEP (Kosovo private Enterprise Program) kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për themelimin e Qendrës për trajnimin dhe Certifikimin e Operatorëve të makinave të rënda.

Ky projekt i financuar nga USAID-i do të implementohet në Qendrën e trajnimit të KEK-ut. Projekti parasheh trajnime për makineri të rënda për punëtorët brenda dhe jashtë korporatës.

Në fazën e parë të trajnimin janë të përfshirë kandidatë nga KEK-u dhe kompanitë për ndërtimin e rrugëve. Instruktorët e Qendrës së trajnimit dhe njësive të KEK-ut do të vazhdojnë me trajnimin e punëtorëve të përzgjedhur për fazën e dytë.

Trajnimi në këtë fazë do të bëhet nën mbikëqyrjen e Trajnerëve nga kompania Amerikane HEVICERT e cila është implementuese e këtij projekti. Pjesa teorike e trajnimit do të zhvillohet në Qendrën e trajnimit ndërsa pjesa praktike do të kryhet trajnim në vend pune duke shfrytëzuar makineritë e KEK-ut.

“Oranizimi i trajnimeve të natyrës së tillë tregon përkushtimin e KEK-ut në avancimin e profesionalizmit si brenda ashtu edhe jashtë korporatës. Me ndihmën e USAID-it do të kemi më shumë manipulues të makinave të rënda si për prodhimin e qymyrit dhe energjisë elektrike, ashtu edhe për ndërtim të rrugëve,” tha Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut.

Kandidatët të cilët do të arrijnë të përmbyllin me sukses trajnimin do të pajisen me Certifikatë dhe pasaportë ndërkombëtare për Manipulimin e makinave të rënda. Interesimi i kompanive jashtë KEK-ut për pjesëmarrje në këtë trajnim është mjaft i madh.

Përmes këtij projekti përfituesve të këtij trajnim do tu mundësohet pjesëmarrje në projekte siç është rasti i ndërtimit të autostradës dhe të ngjashme.

Ky është hapi i parë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale në këtë lëmi dhe projekte të tillë do të realizohen në vazhdimësi me qëllim të përpushjes së nevojave të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanive të cilat kanë nevojë për avancimin e këtij profili profesional.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)