28 Dhjetor 2024

KEK stabilizon prodhimin

Prishtinë, 24 korrik - Si rezultat i një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve, duke tejkaluar te gjitha normat e parapara teknike, te gjitha punët rreth aftësimit te  njësisë gjeneruese A4 kane përfunduar me sukses, brenda 24 orëve nga ndalja e saj. Si rrjedhojë njësia A4, ne orët e hershme te mëngjesit sot, është lëshuar ne pune te rregullte.

Në këtë moment, KEK është duke prodhuar deri 650 MWh/h nga dy njësi te Kosovës B dhe një njësi te Kosovës A, qe sipas informatave qe kemi mjaftojnë për mbulimin e kërkesave e konsumit vendor .

Me tej, në baze te dinamikes se shtuar te punimeve, pritet qe deri te hënën edhe një njësi e Kosovës A te jete ne prodhim.

Përkundër faktit se stabilimentet e trashëguara  janë shume komplekse dhe vështirë te parashikueshme për sa i përket proceseve te operimit, fale përkushtimit te punëtorëve dhe ndryshimit te konceptit menaxherial, KEK dëshmoi edhe njëherë seriozitetin dhe përgjegjshmërinë ne eliminimin e problemeve ne  afat rekord.   

Si rrjedhim, përkundër sfidave te ndërlidhura me jetegjatesine e njësive me te cilat është duke operuar, fale përkushtimit te punëtorëve dhe menaxhimit efikas, KEK arrin qe ne afat rekord te aftësoj njësitë te prodhojnë konform planit dhe bilancit elektro-energjetik.

Për me tepër, edhe këtë vit KEK është duke vazhduar me trendin pozitiv te prodhimit, ku gjate periudhës se gjysmës se 2015, mbi nivelin e planifikuar te prodhimit, dhe ka tejkaluar nivelin e kërkesave te konsumatorëve te vendit për energji elektrike.

Njësitë gjeneruese te  Termocentralit Kosova B, kane moshën mbi 35 vjeçare përderisa ato te Kosovës A, mbi 40 vjeçare.

Për këtë arsye, proceset e operimit te njësive ne fjale, janë shume komplekse dhe vështirë te parashikueshme, për sa i përket angazhimeve qe kërkohen. Kushtet atmosferike te nxehtësisë ekstreme qe janë duke mbretëruar e vështirësojnë edhe me tepër situatën për sa i përket operimit dhe intervenimit dhe qe shkaktojnë limitime te natyrshme te fuqisë se këtyre njësive. 

Ne këtë vije, ashtu sikur qe vepron KEK-u, shpresojmë se secila palë e ndërlidhur me sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe bartësin e licencës se furnizuesit publik, qe menaxhon me import dhe eksport te energjisë te beje përpjekje, qe te kryej funksionin e vet qe ka dhe te marr përgjegjësitë qe i takojnë sipas autorizimeve dhe licencës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)