KEK: S\'ka shpërthim apo aksident në Termocentralin Kosova A
Prishtinë, 15 tetor - Për hir informimit të opinionit, KEK sqaron se nuk ka pasur asnjë shpërthim apo aksident të çfarëdo lloji në Termocentralin Kosova A.
Për ndryshe Kosova A është duke prodhuar sipas bilancit të reviduar dhe të gjitha punët në aftësimin e të gjitha njësive janë duke u zhvillua sipas planit.
Në këtë rast, bëhet fjalë vetëm për një lëndim të një punëtori ne Termocentralin Kosova A, ne vlugun e punëve rehabilituese qe janë duke u zhvilluar, konform procedurave standarde te operimit. Ky punëtorë ishte duke punuar ne disa aktivitetet qe ndërlidhen me rehabilitimin e njësisë A5, e cila nuk është në punë. Si rrjedhim, as qe mund te behej fjalë për çfarëdo lloj shpërthimi.
Punëtorit të aksidentuar i është dhëne ndihma parë dhe është dërguar ne QKUK- Emergjence për trajtim të mëtejmë. Ne këtë rast, gjendja shëndetësore e punëtorit në fjalë është jashtë rrezikut me disa lëndime sipërfaqësore.