KEK shkyçi afro 50 konsumatorë në Podujevë
Prishtinë, 26 qershor - KEK ka vazhduar aksionin e shkyçjes së konsumatorëve, me fokus të veçantë tek konsumatorët me borxhe të mëdha.
Nëpër mjet një komuni9kate për media KEK, njofton se duke iu referuar urdhëresës për shkyçjen e konsumatorëve problematik në Distriktin e Prishtinës-nen distrikti Podujevë janë shkyçur afro 50 konsumatorë, pjesa më e madhe e të cilëve nga fshati Batllavë.
Borxhet totale të këtyre konsumatorëve arrijnë në mbi 127 mijë euro.
Të gjitha shkyçjet janë individuale. Aksioni është zhvilluar me përkrahjen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Fillimisht ka patur pengesa nga konsumatorët, mirëpo reagimi i shpejtë i njësive te Policisë ka minimizuar problemin.
Ekipet e KEK-ut kanë vazhduar shkyçjet duke konfiskuar edhe shtyllat për të pamundësuar kyçjet Ilegale të konsumatorëve. Përveç marrjes së shtyllave janë marrë edhe sasi të konsiderueshme të kabllove furnizuese.
KEK njofton se aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve dhe javëve në vijim, me fokus të veçantë tek konsumatorët problematikë me borxhe të mëdha.
Aksioni do të ketë shtrirje në tërë territorin e vendit dhe do të vazhdojë deri sa të paguhen borxhet.KEK-u është i vendosur të veprojë fuqishëm ndaj të gjithë konsumatorëve jo pagues për të mundësuar energjinë elektrike për paguesit e rregullt, që është edhe mision i korporatës në zhvillimet e sajë.
Në këtë situatë, KEK apelon fuqishëm tek të gjithë konsumatorët që ti kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga rrjeti elektrik.