25 Dhjetor 2024

KEK: Rezultatet e prodhimit të energjisë më të mirat nga paslufta

Prishtinë, 24 prill - KEK ka njoftuar se përkundër sfidave te ndërlidhura me jetëgjatësinë e pajisjeve, performansa aktuale e KEK-ut, falë investimeve të duhura, menaxhimit efikas  dhe përkushtimit të punëtorëve në tërë hallkat e veprimit, vazhdon te tejkalon caqet e planifikuara.

\"Pas arritjes se rekordit historik ne prodhim gjate vitit 2013, trendi rritjes ka vazhduar edhe ketë vit. Ne periudhën 01 janar deri 31 mars 2014, disponueshmeria e prodhimit ne TCB ishte 100% ndërsa ajo ne TCA ishte mbi 120% ne krahasim me planin e prodhimit. Përndryshe, këto shifra do te ishin edhe me te mëdha po te mos kishim kërkesa për reduktim te kapaciteteve prodhuese ne periudha te caktuara kohore\", thueht në komunikatën e KEK-ut.

Për me tepër, ne ketë moment janë te gatshme për shfrytëzim rreth 13 milion ton qymyr, përderisa ne deponitë e termocentraleve janë te depozituara rreth 400,000 tone qymyr.

Gjatë kësaj periudhe numri i ndalesave si dhe koha e mbajtjes jashtë pune  e njësive te Kosovës A dhe B është përgjysmuar ne krahasim me vitet e kaluara.

KEK ne vazhdimësi është duke ndërmarr te gjitha veprimet për prodhim te qëndrueshëm sipas bilancit energjetik, qe te mundësoi bartësit te licencës te ofroi një furnizim stabil.

\"Përndryshe, si rrjedhim i procesit te privatizimit, nga data 08 maj 2013, KEK nuk ka asnjë autorizim për furnizim te konsumatorëve fundor me energji elektrike.  KEK i dërgon ne baza te rregullta informatat rreth orarit te disponueshmërise se blloqeve te Termocentraleve tek KEDS, qe është bartës i licencës se furnizuesit publik dhe menaxhon me import te energjisë dhe i cili ka obligim te përkujdeset për furnizim me  energji elektrike te konsumatorëve\", ka njoftuar KEK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)