KEK, reduktime të ashpra të energjisë elektrike në gjithë vendin
Prishtinë, 16 gusht - Prej dje Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka nisur me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike ku zona të tera në vend me orë të tera kanë mbetur pa energji elektrike.
Kategoria B dhe C po përballen me mungesë të theksuar të energjisë deri në 3 orë me dhe 3 pa energji.
Reduktimet e rrymës sipas KEK-ut po ndodhin për shkak të disa problemeve teknike në njësinë A5 të Termocentralit Kosova A.