25 Dhjetor 2024

KEK realizon një program të shpimeve hulumtuese në Kuzmin

Prishtinë, 23 prill - Korporata Energjetike e Kosovës ka njofutar se për qëllim të hulumtimeve gjeologjike dhe gjeomekanike të masave potenciale të qymyrit në zonën e mundshme të eksploatimit linjitit KEK është duke realzuar një program të shpimeve hulumtuese në disa siperfaqe shumë të kufizuara në zonën kadastrale të Fushë Kosovës, sipas vendimit të Qeversië (nr. 10/57).

Skënder H. Bucolli drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete në KEK ka bërë të ditur se ër realzimin e këtij programi, është lëshuar edhe licencë hulumtuese nga Komisioni Pravarur I Minerave dhe Mineraleve (KPMM), shihni të bashkangjitur.

"Duke pasur parasysh se gjatë realzimit të këtij programi nevojitet çasja edhe në disa prona private, që nga fillimi këtij aktiviteti është formuar komisioni veqant nga KEK-u që merret  me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve eventuale  që mund të shkaktohen për pronarët privat", ka deklaruar Buzolli.

 Në parim, të gjithë pronarët  sipas tij njoftohen paraprakisht rreth aktiviteteve eventuale në pronat e tyre private.

Në ldhje me këtë, konkretisht në fshatin Kuzmin, nesër ora 10, është caktuar një takim me të gjithë banorët të cilët potencialsht mund të afektohen nga ky aktivitet, lidhur me procedurat e kompensimit të dëmeve eventuale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)