25 Dhjetor 2024

KEK punon në bazë të ligjeve në fuqi

Prishtinë, 9 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se nga ana mjedisore, me lëshimin në punë të transportit hidraulik të hirit nga TCB në 2006 dhe nga TCA vitin e kaluar, pas 50 viteve korporata ka ndërprerë përfundimisht ndotjen nga hiri thatë fluturues që mbetet pas procesit të djegies së linjitit.

“Për më tepër, ri-kultivimi përfundimtar i deponisë së Kosovës A ku është bërë depozitimi i atij hiri tash e disa dekada, pritet të përfundoi gjatë këtij viti gjithashtu. Përndryshe, KEK është gjithmonë i gatshëm të ofroi për shitje produktet anësore ( mbetjet) me kusht nuk rrezikohet apo pengohet procesi i punës dhe prodhimit të linjitit dhe energjisë. Në këtë rast duhet theksuar se KEK punon në bazë të ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës dhe rregulloreve të brendshme që bazohen në parimet e konkurrencës, testimit të tregut dhe kujdesit ndaj palëve të treta, posaçërisht nga ana mjedisore”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas komunikatës edhe pse është ofruar disa here nga korporata, asnjëherë nuk ka pasur interesim nga kushdo qoftë për përdorim të hirit të depozituar në deponi apo të hirit në dalje të Kosovës A. Nga viti 2004, pothuajse pa ndërprere deri sot, Sharrcemi ka marr hi në dalje të Kosovës B, në një sasi prej rreth 130,000 ton çdo vit”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Në këtë moment KEK-u ka kontrata tri vjeçare për furnizim me hi të Sharrcemit të një sasie prej 390,000 ton dhe Trepçës të një sasie prej 150,000 ton. “Si rrjedhim, për një periudhe afatmesme, deri në korrik 2016,  KEK-u u ka mundësuar këtyre dy kompanive vendore furnizim stabil dhe pa pengesa me këtë lëndë të parë. Deri me sot nuk kemi pasur asnjë vërejtje rreth çfarëdo pengese në furnizim me hi sipas këtyre dy kontratave”, ka njoftuar KEK.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)