KEK perkrah pergaditjen profesionale të inxhiniereve të ardhshëm
Prishtinë, 30 mars - Duke përmbushur objektivin që ka rreth ngritjes së vazhdueshme profesionale duke vazhduar programin e nisur tash e disa vite, Korporata Energjetike e Kosovës(KEK), së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike te UP-se ( FIEK) ka nënshkruar nje marrëveshje për ngritje profesionale të studenteve të viteve të avancuara të studimit në FIEK.
Përmes këtij aktiviteti synimi korporatës është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e stafit akademik për përpushjen e nevojave për këto profile ne një te ardhme te afërt, jo vetëm ne KEK por edhe tregun e përgjithshëm te punës ne Kosove.
Edhe ketë vit akademik, studentet e nivelit te larte te studimeve ne FIEK do te zhvillojnë punën praktike profesionale ne hapësira dhe stabilimentet e KEK-ut.
Ne ketë rast, studentet nen udhëheqjen profesionale te stafit specialist te KEK-ut do te kalojnë një program te avancuar te punës praktike profesionale qe do te ketë kohëzgjatje prej se paku 120 orëve te punës.
Ne përfundim te këtij programi, studentet do te bëjnë një prezantim publik te programit te tyre te punës dhe te njohurive te marra para komisionit te nivelit akademike profesional i cili do te shërbej edhe si baze e vlerësimit akademik ne lëmine e praktikes profesionale.