23 Dhjetor 2024

KEK: Orët digjitale janë fjala e fundit e teknologjisë

Prishtinë, 13 janar - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), thotë se ditëve të fundit është vërejtur një brenge e shtuar e konsumatorëve dhe ankesa duke përfshirë edhe pasimin në mediume të ndryshme rreth orëve digjitale dhe dëmtimit të supozuar të konsumatorëve.

Me këtë rast, KEK dëshiron të sqarojë për publikun se këto konstatime dhe brenga janë të pa nevojshme.

“Orët digjitale janë fjala e fundit e teknologjisë, përderisa ne jetojmë në epokën digjitale. Nga digjitalizimi ka përfituar secili vend që e ka implementuar një sistem të tillë në secilin sektor.

Sa u përket njehsorëve, Korporata sqaron se nuk është përgjegjësi e saj bazhdarimi, dhe vendosja e bllombës shtetërore, por kjo përgjegjësi i takon shtetit, përkatësisht Departamentit të Metrologjisë pranë MTI-së, ku bëhet edhe licencimi i kompanive prodhuese. KEK merr nga ky departament njehësorët e bllombuar dhe i vendosë tek konsumatorët.

Këto orë regjistrojnë me saktësi maksimale dhe janë të programuara në përputhje të plotë me sistemin tarifor të vendit të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Me ketë rast, dëshirojmë të rikujtojmë se ne bazë të sistemit tarifor të aprovuar nga ZRRE, janë në fuqi vetëm 2 intervale ditore tarifore ( dite/ shtrenjte dhe nate/lirë).

Pra, KEK nuk është përgjegjës as për bazhdarimin e orëve e as për tarifat në fuqi, ato u takojnë institucioneve shtetërore. Korporata është vetëm implementues i këtyre proceseve dhe obligimeve ligjore”, thuhet në njoftim të Zyrës për Informium të KEK-ut.

Me vendosjen e njehsorëve digjitale po implementohet strategjia e Korporatës, konform vendimeve të institucioneve të apostrofuar më lartë dhe nuk po i bëhet e padrejtë asnjë konsumatori.

“Thjeshtë po ndalen vetëm manipulimet eventuale, apo si njihet ndryshe “vjedhja në çmim”. Por, nëse ndonjë konsumator mendon se i është bërë e padrejtë, atëherë KEK e lut që menjëherë të ankohet tek zyret për konsumatorë në te gjitha qendrat regjionale te KEK-ut.

Korporata i siguron konsumatorët që çdo ankesë të tyre do ta shqyrtojë deri në detajet më të imëta. KEK e ka qendrën e kalibrimit ndër më modernet në rajon dhe kjo qendër ka pajisje që detektojnë edhe problemet më të vogla, sidomos në parametrat a po regjistron më pak apo më shumë energji elektrike njehsori se sa njësitë matëse të cilat i shpenzon konsumatori”.

KEK u bënë thirrje konsumatorëve se në rast se vërejnë se ka ndonjë mospërputhje mes leximit apo faturimit dhe gjendjes se energjisë se regjistruar, tek njehsorët digjital në fjalë, ekziston mundësia të verifikohet leximi deri ne 12 muaj prapa në histori, gjë që nuk ka qenë e mundur me njehsorët e tipave të vjetër.

“Në rast se evidentohet se ndonjë nga parregullsitë e tilla, atëherë KEK do t’ia rimbursojë energjinë elektrike konsumatorit.

Pra, konsumatorët nuk kanë asnjë arsye për brengosje, sepse sot jetojmë në epokën digjitale dhe implementimit të kësaj teknologjie në sistemin energjetik të vendit duhet t’i gëzohet secili qytetar i vendit”, thuhet në njoftim të Zyrës për Informium të KEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)