KEK nuk ka informacion për kontrollin e policisë
Prishtinë, 19 prill - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot ka pas një kontrollë nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle.
Lidhur me këtë, KEK thekson se si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.
"Megjithatë, KEK mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit", thuhet në njoftimin e KEK.