KEK ngrit sigurinë e operimeve në njësitë prodhuese
Prishtinë, 8 nëntor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri me datën 15 nëntor.
Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h.
Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit