KEK ndërmerr te gjitha masat për prodhim stabil dhe sipas planit
Prishtinë, 30 tetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka eliminuar te gjitha pengesat potenciale dhe ka ndërmarr te gjitha veprimet për prodhim te qëndrueshëm sipas bilancit energjetik, gjë qe do te krijoi mundësi KEDS-it si bartës i licencës te ofroi një furnizim stabil gjate ditëve ne vijim.
Duke pasur parasysh nevojën e sigurimit te furnizimit stabil gjate ditëve ne vijim, dje para orëve te njësia A5 e Termocentralit Kosova A është kthyer në punë, tri dite para planit te parapare sipas bilancit energjetik.
\"Në lidhje me njësinë B2 te Termocentralit Kosova B, jemi dakorduar me palët e ndërlidhura qe punët rreth sanimeve teknike qe duheshin kryer gjate ndalesës se planifikuar sipas bilancit energjetik muajin e ardhshëm te përfundojnë tani, në mënyre qe njësia te mos ndalet fare gjate muajit nëntor kur edhe kërkesa për energji elektrike është me e madhe\", thekson KEK në njoftim.
Në përgjithësi, duke mbajtur nivelin e stabilizimit te arritur vitin e kaluar, përkundër sfidave te ndërlidhura me jetëgjatësinë e tyre, prodhimi i energjisë elektrike dhe performansa e njësive te Termocentraleve te KEK-ut është duke tejkaluar planin e aprovuar. Për me tepër, për periudhën krahasimore janar-shtator, ne vitin 2013 numri i ndalesave si dhe koha e mbajtjes jashtë pune te njësive te Kosovës A dhe B është përgjysmuar ne krahasim me vitet e kaluara.
Tere kjo sipas njoftimit është arritur falë investimeve të duhura dhe falë angazhimit të pashoq të punëtorëve në tërë hallkat e prodhimit, duke filluar nga prodhimi i qymyrit e deri tek termocentralet.