KEK ndan ka 300 euro shtesë për punëtorët, por jo edhe për menaxhmentin
Prishtinë, 30 mars - Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka aprovuar kërkesën e Menaxhmentit për stimulim me nga 300 euro për punëtorët e KEK-ut, që janë në prodhim dhe po japin maksimumin që të kemi prodhim stabil të energjisë elektrike në këto ditë të veshtira pandemie.
Ky vendim është miratuar nga të gjithë anëtarët e Bordit dhe është vlerësuar lart duke pasur parasysh se Menaxhmenti ka përjashtuar vetën nga përfitimi i këtyre shtesave, pavarësisht se të gjithë drejtorët dhe stafi menaxherjal janë në krye të detyrës dhe po qendrojnë afër punëtorëve.
Nga ky stimulim shtesë po ashtu nuk përfitojnë as punëtorët e administratës dhe ata të cilët janë liruar nga puna në këtë kohë pandemie e që janë kryesisht punëtorët me probleme kronike ose sëmundje të tjera. Gjithsesi të gjithë do të gëzojnë edhe pagën e plotë.
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetikë të Kosovës, ka theksuar se ka përcjellë nga afër dhe me kujdes të gjitha veprimet dhe masat e marra nga Menaxhmenti i lartë dhe punën që është bërë këto ditë të mobilizimit të përgjithshëm në nivel korporate për të marrë masat adekuate në preventive dhe parandalimin e përhapjës së virusit COVID-19.
“Jemi jashtëzakonishtë të kënaqur më veprimet e marra në kohë nga drejtori menaxhuës, z. Njazi Thaçi dhe të gjithë drejtorët e njësive. I kemi inkurajuar për përkushtimin dhe punën duke i ofruar edhe mbeshtetjën e nevojshme nëse i duhet nga Bordi i Drejtorëve. Jemi njoftuar më kohë me të gjitha vendimet e marra, fillimisht nga organët shëndëtësore, si Instituti Kombetar i Shëndetit publik dhe me pas të gjitha veprimet në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.
Ata kanë vlerësuar se është mobilizim i jashtëzakonshëm dhe më kohë, edhe pse fatmirësisht nuk kemi të raportuar asnjë rast deri më tani as me shenjat më të vogla të dyshimeve të ndonjë punëtor i KEK-ut.
“Është mobilizuar Komiteti i Përhershëm i Sigurisë dhe janë krijuar shtabet emergjente. Janë marr të gjitha masat për pastrim, dezinfektim të hapësirave punuëse dhe mjetëve dhe janë siguruar pajisje me mjetë të nevojshme për mbrojtje të punëtorëve, sic janë dorëzat, maskat, alkoholi higjenik etj. Gjithashtu, me kujdes maksimal janë hartuar listat e punëtorëve që duhët të lirohën nga puna dhe të jenë në gjëndjë gadishmërie duke filluar nga mosha me e lartë, punëtorët që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe ata të administratës që mund të jenë në shërbim edhe nga shtepitë e tyre.
Është hartuar plani i punës në ndrrime me numër më të vogël të punëtorëve por duke pasur kujdes që në asnjë rast të mos rrezikohët prodhimi i energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.
Përvec punës dhe përkushtimit të menaxhmentit, Bordi vlerësonë lartë kontributin e madh që po japin edhe të gjithë punëtorët e Korporatës duke qenë të vetëdishëm se po i bëjnë një shërbim vendit duke e ditur rëndesinë që ka KEK-u si kompani me interes nacional.
“Për fund, konsiderojmë së krahas mjekëve, teknikëve, gjithë stafit shëndetësor dhe atyrë të rëndit, punëtorët e KEK-ut po ashtu janë heronjë të kësaj ‘lufte’ përball një virusi të panjohur deri më tani që po cenon shëndetin e gjithë njerëzimit. Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mbetën të përkushtuar për t’i dalë në përkrahje Menaxhmentit të lartë të KEK-ut dhe gjithë punëtorëve, duke i falenderuar për punën dhe sakrificën që janë dukë e bërë”, thuhet në fund të komunikatës së Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.