22 Dhjetor 2024

KEK konteston Ivanoviqin

Prishtinë, 16 gusht - KEK-u dëshiron të kontestojë komentet e fundit të bëra nga Oliver Ivanoviç (nga Ministria Serbe për Kosovë), të cilat ishin paraqitur në uebfaqen www.english.albeu.com.


Në një komunikatë për media, KEK thekson se në këtë artikull, Ivanoviç gabimisht thekson se konsumatorët në Kosovën Veriore po furnizohen me energji elektrike nga Kompania Elektroenergjetike e Shtetit Serb - EPS. “Në realitet, KEK-u është i vetmi entitet që është duke furnizuar pjesën përtej lumit Iber me energji elektrike. Për më tej, KEK-u është operatori i vetëm i licencuar i sistemit të distribucionit dhe ofruesi i vetëm publik në tërë territorin e Kosovës.

 Asnjë entitet tjetër nuk është i licencuar për të zhvilluar ndonjërën prej këtyre aktiviteteve”, thuhet në komunikatën e KEK-ut. Sipas KEK-ut  thelbi i asaj që Ivanovic po e sugjeron - respektivisht që EPS po operon si furnizues në Kosovën Veriore, në secilin rast do të ishte joligjore sipas ligjit të Kosovës dhe BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)