KEK ka shpërndarë dhurata për nxënësit e Komunës së Obiliqit
Prishtinë, 21 dhjetor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) me rastin e festave të Vitit të Ri, sot ka shpërndarë 330 pako me dhurata për fëmijët dhe nxënësit e komunës së Obiliqit.
Në këtë rast 101 nxënës të shkollës Fillore MIGJENI në Sibovc kanë mirëpritur dhuratat.
Ky është një gjest bujar për komunitetin, e falenderoj KEK-un që i bënë nxënësit të buzëqeshin, tha përfaqësuesja e shkollës Leonora Sadiku.
Dhurata janë shperndarë edhe në shkollën fillore Fazli Grajqevci në fshatin Hade dhe Lajthisht, si dhe shkollën fillore Abdurrahman Gërguri në Dardhishtë.
KEK-u ka pas nderin që sot të ndaj dhurata edhe për fëmijët e invalidëve të luftës, dega e Obiliqit.
Zyrtarët e KEK-ut duke u shpërndar dhuratat I uruan festat të gjithë nxënësve dhe fëmijëve të Komunës së Obiliqit.
Ndihem jashtëzakonisht I privilegjuar që sot në emër të KEK-ut pata mundësin tu ndaj nga një dhurate nxënësve në rrethinën ku ne operojmë, me të vërtët është kënaqësi të jesh në mesin e nxënësve në raste të tilla gëzimi theksoi Skënder Bucolli, Drejtor I Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunitetin në KEK.
Inicijativën e KEK-ut e ka përshëndetur edhe Kryetari I Komunës Xhafer Gashi, I cili edhe ka qenë present gjatë shpërndarjes së dhuratave.
Falenderojmë KEK-un që sot I gëzuan fëmijët e rrethines së Obiliqit dhe shpresoj që ndihma e KEK-ut për komunitetin do të vazhdoj edhe në të ardhmën u shpreh z. Gashi.