KEK: Filtrat po punojnë
Prishtinë, 12 shtator - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), demanton fuqishëm deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje që sipas zyrtarëve të saj janë të pa argumentuara dhe tendencioze të disa prej strukturave politike.
KEK-u njofton se elektrofiltri po punon me kapacitet të plotë dhe se gënjeshtra të paskrupullta që dëmtojnë qëllimshëm imazhin e KEK-ut mund të demantohen lehtë nga çdo qytetar i Prishtinës, Kastriotit dhe Fushe Kosovës.
Sipas zyrtarëve të KKE-ut secili i interesuar mund të shkojë dhe ta shikojë punën e elektrofiltrit madje kjo mund të bëhet nga pikat e larta edhe nga Prishtina dhe shihet se tymi që del nga njësia A5 nuk shihet thuajse fare me syrin e lirë.
KEK kërkon mbështetje në punët që po bën, sidomos ato ambientale dhe jo veprime destruktive dhe shpifëse siç është rasti i fundit për qëllime të ulta politike apo personale. Projektet prej të cilëve po përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit nuk ka çka i trembet askush, por duhet gëzuar\".
\"KEK porositë se pa marr parasysh të gjitha interesat e ulëta politike dhe personale, në ditët në vijim do të vazhdojë me publikimin e monitorimit të emisioneve nga A5 dhe me aktivitetet rreth instalimit të elektrofiltrave në të gjitha njësite aktive të TC Kosova A ( duke përfshirë A3 dhe A4) vetëm që tju lehtësohet jeta qytetarëve të Republikës së Kosovës, theksohet në sqarimin e kësaj korporate për medi