23 Dhjetor 2024

KEK eliminon ndotjen në hapësirat që nuk i ka përdorë asnjëherë

Prishtinë, 4 tetor - Edhe pse duke u ballafaquar me sfida të prodhimit me pajisje dhe stabilimente të teknologjisë së vjetruar, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se ka  arritur të stabilizojë përfundimisht prodhimin dhe të rrisë nivelin e saj, çka mund të vërehet tashmë nga secili qytetar.

Si hap i ardhshëm, tanimë dy vite, një nga objektivat kryesore të korporatës sipas njoftimit të zyrës për informim të KEK-ut është kujdesi ndaj palëve të treta dhe mbrojtja e mjedisit.

\"Në frymën e kësaj, mbrojtja e mjedisit në hapësirat në të cilat cilat vepron KEK-u është mjaft sfidues duke pasur parasysh ndotjen e akumuluar gjatë periudhave të kaluara gati shekullore prej se ka filluar eksploatimi i qymyrit në këto treva, si dhe stabilimentet e trashëguara me të cilat operon\", theksohet në njoftimin e KEK-ut.

Megjithatë, gjatë dy viteve të kaluar KEK ka ndërmarrë investime prej mbi 48 milionë Euro, kryesisht nga mjetet vetanake në mbrojtje të mjedisit. Për me tepër, gjatë operimeve ditore. KEK ka filluar të aplikojë edhe metoda më të avancuara për ngritje të efikasitetit të cilat ndikojnë dukshëm në reduktim të faktorëve që ndotin mjedisit.

KEK kohë më parë ka nisur edhe Projektin për Pastrimin dhe Rikultivimin e Tokave  (PPRT) i financuar nga Banka Botërore/Qeveria Holandeze dhe KEK-u. Projekti synon të mbështesë Qeverinë e Kosovës dhe KEK në promovimin e standardeve të larta në mbrojtjen e mjedisit dhe qëndrueshmërinë sociale në sektorin e energjisë. Si pjesë e këtij projekti madhor, është edhe trajtimi i çështjeve të trashëguara mjedisore dhe pastrimi i ambienteve ku KEK nuk ka operuar asnjëherë, siç është zona e ish-Gasifikimit.

KEK tashmë ka implementuar projektin për asgjësimin e rrezikut nga mbi 20 mijë m3 materie të rrezikshme që ndodheshin në ish-Gazifikim. Pjesa më e madhe e tyre janë asgjësuar duke u trajtuar në vend, ndërsa një pjesë tjetër janë vendosur dhe izoluar në pajisje të sigurta, prej nga po transportohen jashtë vendit,përkatësisht në vendet e BE-së, për trajtim të mëtutjeshëm.

Me këtë rast, janë trajtuar materie kimike (ujëra fenolike, benzol, fenol të koncentruar, lym katrani, vajra të kontaminuar, etj) në sasinë prej rreth 18.000 m3 dhe diku rreth2000 m3 katran. Prej kësaj, rreth 14.000 t janë trajtuar në zonën e Gazifikimit, ndërsa pjesa tjetër eksportohet jashtë Republikës së Kosovës për trajtim adekuat.

Në këtë fazë,me financimin shtesë nga Banka Botërore dhe Mbretëria Holandeze, janë duke vazhduar punët në trajtimin e materieve të cilat janë identifikuar në stabilimente që nuk ishin në fushëveprimin fillestar të projektit si dhe largimi përfundimtar jashtë vendit i depozitave të cilat janë trajtuar dhe paketuar më parë.

Me përfundimin e këtyre projekteve, korporata synon eliminimin e ndotjes së grumbulluar përgjatë një shekulli të punës dhe eksploatimit në këto hapësira si dhe do të vazhdojë të operojë shumë më pastër.

\"Të gjithë këta hapa, veprime dhe investime të kryera pritet të sjellin përfitime direkte në përmirësimin e kushteve të jetës së banorëve të cilët jetojnë përreth, efektet e së cilave kanë filluar tashmë të shihen ndërsa do të bëhen të dukshme në tërësi gjatë vitit të ardhshëm\", thuhet në fund të njoftimit të KEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)