26 Dhjetor 2024

KEK dorëzon planin anti-krizë, duhet ndihma e qeverisë

Prishtinë, 14 korrik - Ende nuk ka plan të miratuar për shmangien e krizës energjetike dhe mungesën e rrymës, veçmas gjatë sezonit të dimrit.

Aktualisht, në funksion janë vetëm një njësi e TC Kosova A dhe njëra e Kosovës B, ndërkaq e gjithë pjesa tjetër e energjisë është duke u importuar. Megjithatë, KEK, dorëzoi në qeveri një plan për të evituar krizën energjetike.

Kosova mund të futet në krizë energjetike nëse nuk ka ndihmë nga Qeveria. Janë shumë punë që e presin Korporatën Energjetike deri në dimër, kur rriten kërkesat për rrymë. Megjithatë, zyrtarët e KEK-ut thonë se po bëjnë gjithçka që është e mundur për të normalizuar gjendjen energjetike në vend.

Kryefshefi Arben Gjuka, tha per RTK, se i ka dorëzuar një plan Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që përfshin disa faza të realizimit.

 “Faza tretë dhe përgundimtare para sezonit së dimirt është ti kthejmë edhe disa njësi në punë, deri në tetor e nëntor. Kemi të bëjmë remonte të planifikuara”, tha per RTK Arben Gjuka, kryeshef ekzekutiv i KEK-ut.

Ai thotë se të gjithë këta hapa që po ndërmerr KEK-u nuk parashohin një krizë, por mund të ketë mungesë të energjisë. Megjithatë, sipas Gjukës, janë disa skenarë që mund ta shpëtojnë vendin nga kriza energjetike.

“Në këto momente na duhet ndihma e të gjithëve dhe e qeverisë dhe besoj që kjo do të vjen. Plani është që shumë shpejt të kemi një kontratë të shkruar dhe menjëherë të fillojnë punës.

Tash për tash, në punë janë vetëm një njësi e TC Kosova A dhe njëra e Kosovës B. E gjithë energjia tjetër është duke u importuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)