22 Dhjetor 2024

KEK dorëzon në ZRRE kërkesën për shtrenjtimin e rrymës

Prishtinë, 14 janar - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur së ka dorëzuar në Zyrën së Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), aplikimin e tij për rritjen e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

\"Procesi i zhvillimit të tarifave të energjisë ka filluar me dorëzimin e kostove të vitit 2012 të Korporatës Energjetike të Kosovës në Zyrën së Rregullatorit për Energjisë, të cilat duhet të përfshihen në tarifat e energjisë nga 1 prill 2012\", thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Në përgatitjen e aplikimit tarifor, siç thuhet në njoftim, KEK-u në ka studiuar rregullat e reja të tarifave që janë miratuar nga ZRRE në nëntor të vitit 2011 dhe i ka aplikuar ato për përgatitjen e tërë aplikimit.

\"Në zhvillimin e tarifave 2012, KEK-u ka kërkuar që të reflektojë të gjitha kostot e saja aktuale për ofrimin e shërbimeve sikurse çdo biznes tjetër.\"

Në aplikimin e tij, KEK-u paraqet të hyrat e lejuara maksimale që do të duhej të lejohej t’i mbulojë prej konsumatorëve të rregulluar sipas rregullave të reja të tarifave në shumën prej 239 milionë euro. Me fjalë të tjera, kjo shumë paraqet një rritje prej 45 milionë euro. ose 23% prej nivelit të tarifave ekzistuese.

KEK-u në njfotim thotë se e kupton se një rritje e konsiderueshme e tarifave prekë aspektin social, duke pasur parasysh kushtet e varfra ekonomike në Kosovë dhe nivelet e larta të papunësisë.

KEK-u pret që ZRRE do të marrë në konsiderim opsionin e zvogëlimit të rritjes në 12% dhe të opsionit tjetër për zvogëlimin e rritjes në 9%, nëse Qeveria jep një subvencion shtesë prej 7 milionë € vetëm për konsumatorët e amvisërisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)