22 Dhjetor 2024

KEK dhe NEK nga bullgaria vendosin të bashkëpunojnë

Prishtinë, 19 maj - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe kompania simotër bullgare Natsionalna Elektricheska Kompanija (NEK) kanë diskutuar të martën në Prishtinë mundësitë e tregtimit dhe shkëmbimit të energjisë elektrike ndërmjet vete.

Delegacioni bullgar me ne krye Kryeshefin Ekzekutiv të NEK-ut, z. Krasimir Parvanov dhe deputetin e Kuvendit të Bullgarisë, zDimitar Stefanov janë pritur në ambientet e KEK-ut nga kryetari i Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe Drejtori Menaxhues, Arben Gjukaj.

Dy kompanitë janë dakorduar që të gjendet forma më e përshtatshme dhe efikase e bashkëpunimit në mënyrë që ta avancojnë dhe zgjerojnë sektorin e shkëmbimeve dhe tregtisë së energjisë elektrike.

KEK është i përkushtuar që të ketë bashkëpunim të ngushtë me të gjitha kompanitë rajonale dhe më gjerë. Shkëmimbet e energjisë elektrike ndikojnë direkt në furnizimin me kualitativ të konsumatorëve me energji elektrike dhe kanë kosto shumë më të ulët për korporatën”, tha Gjukaj.

Bullgaria është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në rajon. Arritja e marrëveshjes për shkëmbime dhe tregtim të energjisë elektrike me NEK është një nga objektivat e KEK-ut, pas rritjes së shkëmbimeve me kompanitë tjera simotra në rajon. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)