24 Dhjetor 2024

KEK dhe KOSTT nënshkruan kontratën për shërbimet e Rezervës Manuale

Prishtinë, 9 shtator - Në vazhdimësi të parapërgatitjeve për fillimin e operimit të pavarur të KOSTT si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut AK dhe të punës paralele me sistemet tjera të Evropës Kontinentale, procese që do të pasojnë me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, sot Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Ilir M.Shala dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Luigj Imeri, nënshkruan kontratën për shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin  e  Frekuencës (mFRR), për rregullimin zbritës.

Bazuar në legjislacionin vendor si dhe në rregullativat e ENTSO-E, KOSTT si Operator i Sistemit të Transmetimit është i obliguar që të siguroj operimin stabil dhe të besueshëm të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës si dhe të balancoj sistemin duke siguruar shërbimet e rezervës për restaurimin e frekuencës, të njohura si shërbimet ndihmëse.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Shala me rastin e nënshkrimit të kontratës theksoi “Ne po vazhdojmë tutje me të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për të filluar operimin e pavarur në momentin që do të fillojë zbatimi i  Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, dhe kontrata që nënshkruam sot është në funksion të këtyre përgatitjeve.”

Kontrata ndërmjet KOSTT dhe KEK për shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) për rregullimin zbritës, do të filloj së zbatuari me fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E dhe operimit të KOSTT si Zonë Rregulluese brenda Bllokut AK, ndërkaq procesi është zhvilluar në pajtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë, të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)