KEDS/KESCO po tenton t’i mashtroj qytetarët në vend qe t’i furnizoj me rrymë
Prishtinë, 27 nëntor - Kompania e Distribucionit dhe Shitjes së Energjisë Elektrike, KEDS/KESCO ka përgjegjësi ligjore furnizimin 100 % të qytetarëve me energji elektrike.
Kjo sipas Koroprates Energjetike te Kosovës (KEK) në përputhje me kontratën e nënshkruar mes konsumatorëve dhe kompanisë.
"KEDS / KESCO në vend se të përmbush këtë obligimet kontraktual, që saktësisht thuhet në Nenin 33, Pika 4 si dhe Nenit 34 Pika 2.8.2 të Ligjit për Energji Elektrike, vazhdon tentimet për të manipuluar opinionin publik përmes komunikatave për media dhe dezinformatave", thekson KEK në reagimin ndaj KEDS / KESCO.
Pra, KEDS / KESCO në bazë të licencës dhe kontratave me konsumatorët, siç parashihet me ligj e ka obligim furnizimin e qytetarëve pandërprerë me energji elektrike, pavarësisht sa janë kapacitetet prodhuese vendore, pra të KEK-ut.
Këtë e ka sqaruar qartë para pak ditësh edhe institucioni shtetëror që rregullon këtë treg, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Prandaj sipas KEK-ut sjellja e KEDS/KESCO, duke tentuar të manipuloj opinionin publik, përveç se po shkel rregullat e tregut, po bënë edhe veprime aspak korrekte dhe jo profesionale në raport me përgjegjësitë dhe obligimet që ka edhe ndaj KEK, si kompani kontraktuale.
Korporata Energjetike e Kosovës thekson se vazhdimisht raporton te institucionet kompetente dhe mediat për kapacitetet prodhuese.
"Operatorët në treg sikurse edhe KEDS / KESCO dhe organi përgjegjës për rregullimin e tregut (ZRRE) e dinë që KEK në vazhdimësi është në përputhje të plotë me nominimet dhe njoftimet paraprake për të cilat jemi të obliguar t’i raportojmë 24/h me herët sa i përket kapaciteteve prodhuese", thekson tutje KEK.
Ndryshe, KEK-u në rrethanat kur dështon ta përmbushim obligimin e prodhimit të planifikuar brenda 24/h ka për obligim që me çmime jashtëzakonisht të larta të paguaj për sasinë devijuar.
Sasia tjetër e energjisë e nevojshme për konsum është obligim ligjor dhe përgjegjësi e KEDS / KESCO.
"Ndryshe, siç e kemi cekur edhe me herët pikërisht për të pasur rrymë 24 orë është privatizuar distribucioni."
"Përfundimisht qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mashtrohen me deklarata për media që lëshohen nga KEDS / KESCO duke raportuar se sa janë kapacitetet prodhuese të termocentraleve të KEK-ut", thekson në fund KEK.