25 Dhjetor 2024

KEDS vazhdon të ofrojë kushte të mira të punës për punëtorët

Prishtinë, 22 prill - Duke marrë parasysh shqetësimet e fundit të punëtorëve të KEDS në lidhje me kushtet e punës, si dhe raportimet në mediat vendore rreth të njëjtës temë, dëshirojmë të informojmë gjithë opinonin si dhe mediat vendore se KEDS që nga fillimi i operimit me rrjetin e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike, në vazhdimësi ka investuar në përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë punëtorët si dhe në ofrimin e pajisjeve për ngritjen e sigurisë në punë.

KEDS ndjehet i obliguar që të ofrojë kushte të mira për të gjithë të punësuarit në mënyrë që të ofrojë siguri dhe kushte optimale për ngritje të performancës dhe efikasitetit në terren. Për më shumë, gjatë vitit 2013 në Divizionin e Furnizimit KEDS ka bërë blerjen e 857 helmetave mbrojtëse, 857 këpucëve, 857 rroba të punës ose uniforma dhe 857 xhaketa deri sa në Divizionin e Rrjetit ne kemi bërë blerjen e edhe 670 uniforma të punës.

Të gjitha blerjet e lartpërmendura janë të cilësisë së lartë dhe nga marka të dëshmuara në ofrimin e sigurisë më të lartë për të gjithë të punësuarit si dhe janë pajisur me mjete identifikuese të KEDS. Është shqetësuese brenga e të punësuarve për mungesë të uniformave dhe mjeteve tjera të sigurisë deri sa të tilla posedojmë në depot e KEDS.

Për më shumë, KEDS ka blerë sasi të madhe të pajisjeve tjera të punës në bazë të kërkesave të bëra dhe i është përgjigjur çdo kërkese për nevoja të punës dhe sigurisë. Të tilla posedojmë edhe në depo dhe epen në përdorim në bazë kërkesave të bëra nga Distriktet dhe punëtorët në terren. Për të gjitha këto si dhe për disponueshmërinë e tyre për shfrytëzim, të gjithë të punësuarit në KEDS janë të informuar.

Vlerësojmë që të gjithë punëtorët janë të pajisur me vegla pune dhe me mjete të sigurisë sipas standardeve deri sa procesi i blerjes së pajisjeve dhe mjeteve bëhet në vazhdimësi nga KEDS siç janë kërkesat e reja për rroba pranverore të cilat janë bërë dhe janë në procedim e sipër.  Andaj edhe shqetësimet e shfaqura për mungesë të kushteve të punës janë të pabaza dhe nuk qëndrojnë. Dëshirojmë të theksojmë që uniformat dhe mjetet e punës të KEDS përdoren dhe do të përdoren vetëm për ushtrim të detyrës zyrtare të të punësuarve në KEDS.

Përveç investimeve në pajisje të sigurisë, në KEDS niveli i pagës mesatare është dukshëm më i lartë se paga mesatare në Republikën e Kosovës deri sa me qëllim të ofrimit të kushteve edhe më të mira, KEDS ofron edhe sigurim shëndetësor për të gjithë të punësuarit si dhe bonuse dhe shpërblim shtesë në bazë të performancës dhe punës jashtë orarit të punës.

Të vetëdijshëm për format e ndryshme të komunikimit të shqetësimeve të përcaktuara në pajtim me kornizën ligjore në Republikën e Kosovës, KEDS pret nga Sindikata e Punëtorëve të ndërmarrë të gjitha aksionet në pajtim me ligjin dhe rregulloret, që ndalojnë rrezikimin e procesit të punës të një sektori jetik, siç është sektori i distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike si dhe për shqetësime tjera të bisedojë direkt me menaxhmentin e KEDS.

KEDS do të vlerësonte sikur Sindikata e Punëtorëve të merrte parasysh përpjekjet tona drejt përmirësimit të kushteve të punës, si dhe sikur të kuptoheshin kufizimet të cilat KEDS i ka kundrejt kërkesës së tyre aktuale për ngritje të pagave, që edhe nëse aprovohet nga ZRrE, në mënyrë të pashmangshme do të mund të reflektohej edhe në ngritjen e tarifave të energjisë elektrike. Përfundimisht, lusim të gjithë të punësuarit që të informojnë të gjithë në mënyrë korrekte në mënyrë që të mos bëhet informim i gabueshëm dhe i pabazë.

Deri më tani kemi dëshmuar që jemi të hapur për bashkëpunim dhe të tillë vazhdojmë të jemi, sidomos kur në pyetje është siguria dhe kushtet e punës të të gjithë të punësuarve në KEDS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)