25 Dhjetor 2024

KEDS vazhdon me investime në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë

Prishtinë, 27 janar - Kompania Kosovare për Distrubimin dhe Frunzimin me Energji Elektrike - KEDS sh.a. ka njoftuar se ka vazhduar me zëvendësimin e pajisjeve të vjetruara me të reja, me qëllim të zvogëlimit të humbjeve teknike, komerciale si dhe përmirësimit të cilësisë së tensionit të energjisë elektrike.

Këtyre ditëve sipas njoftimit te KEDS-it është duke u bërë ndërrimi i shtyllave elektrike, shtrirja e kabllove, ndërrimi i bazave të siguresave në tensionin e lartë, si dhe investimet që do të bëjnë shkarkimin e transformatorëve distributiv të mbingarkuar në Distriktin e Prishtinës, Prizrenit dhe Gjakovës.

“Gjatë janarit të këtij viti, KEDS ka implementuar disa projekte në të gjitha distriktet e Republikës së Kosovës. Ekipet e implementimit të projekteve dhe ekipet e mirëmbajtjes nuk ndalen. Ata po ecin furishëm në arritjen e objektivave të parapara, madje edhe në tejkalimin e tyre”, tha z. Avni Alidemaj, Drejtor i Divizionit të Shpërndarjes.

Këto investime ndikojnë direkt tek konsumatorët.

“Pajisjet e reja do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit dhe do të mundësojnë kapacitet më të lartë të shpërndarjes së energjisë elektrike. Për momentin, bëhen ndërrime të transformatorëve të mbingarkuar 630 kVa (kilovat-amper) me transformatorë të ri me fuqi prej 1000 kVa, bëhet zëvendësimi i shtyllave të vjetra me shtylla të reja të cilësisë së lartë e gjitha me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike”, informoi Alidemaj.

KEDS e ka trashëguar Rrjetin Distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë. Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen.

Kjo punë do të përshpejtojtohet më qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore me energji elektrike për qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës në bazë të planit strategjik të investimeve. Prioritet kanë fytet e ngushta ku krijohen mbingarkesa.

Punimet aktuale janë vazhdimësi e investimeve të bëra gjatë vitit 2013. Vitin e kaluar përkundër faktit se konzorciumi fitues Çalik Holding dhe Limak e mori në pronësi KEDS-in tek në maj, ka tejkaluar shumën e investimeve të parapara. Tempoja e investimeve vetëm do të shtohet edhe në vitet në vijim me qëllim që konsumatorëve t’u ofrohen shërbime sa më cilësore.

 Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.

KEDS Sh.A. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut.

KEDS Sh.A. ka 2618 punëtorë duke qenë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë.

KEDS Sh.A. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike dhe furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania është e ndarë në dy divizione bazë: Divizioni i Furnizimit dhe Divizioni i Shpërndarjes, ndërsa ka në kuadër të saj edhe departamentet mbështetëse.

Këto divizione për të qenë sa më afër konsumatorëve janë të shpërndara në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)