KEDS shpërndau 50 tableta për studentët e akademisë
Prishtinë, 26 qershor - KEDS ka shpërndarë 50 tableta për të gjithë studentët dhe nxënësit e KEDS Akademisë. Shpërndarja e tabletave është bërë me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të njohurive të tyre pëmes formave më moderne të teknologjisë.
Studentët janë ndarë mjaft të kënaqur nga dhurata e KEDS-it. Tabletat e tipit Samsung Galaxy janë fjala e fundit e teknologjisë nga ky gjigant botëror i pajisjeve telekomunikuese.
Shpërndarja e tabletave është bërë nga udhëheqësit e KEDS-it dhe mysafirët e pranishëm, duke përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm, z. George Karagutoff, anëtarin e bordit, Mesut Serhat Dinc, rektorin e UP-së Hasan Prishtina, Anton Berishaj, ambasadoren e Turqisë në Kosovë, shkëlqesia e saj...
Fisnik Kusari, student e ka mirëpritur pajisjen me tablet. Sot jemi periudhën e avancimeve teknologjike me hapa të shpejtë. Të jesh në hap me kohën, patjetër duhet të jesh edhe i pajisur me teknologjinë më të përparuar. E falënderoj KEDS-in për këtë dhuratë, e cila më ndihmon për të qenë në trend të zhvillimeve mua si studentë në përfundim të studimeve të elektron, tha Kusari, pjesëtar i KEDS Akademisë.
Shpërndarja e tabletave është bërë së bashku me shpërndarjen e certifikatave të njohura ndërkombëtarisht me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të KEDS Akademisë, të mbajtur të mërkurën, me 25 qershor në hotelin Emerald.
KEDS Akademia është projekt i iniciuar nga KEDS për të ofruar programe të akredituara për studentë të institucioneve të arsimit të lartë dhe programe tjera interaktive për nxënësit e shkollave të mesme teknike në Kosovë me qëllim të zvogëlimit të numrit të papunësisë duke ofruar punësim në KEDS dhe / ose njohuri për punësim në ndërmarrje tjera të ngjashme.
Në vitin e parë pjesë e akademisë janë 20 studentë të vitit të fundit të degës së elektrikës në Fakultetin e Inxhinjerisë Elektrke të Univerzitetit të Prishtinës Hasan Prishtina dhe 30 nxënës nga dy shkollat e mesme teknike, asaj të Prishtinë dhe Obilicit.
Programi i gjeneratës së parë që tashmë është përmbyllur kishte dy drejtime, atë të Udhëheqësisë dhe Teknik Industrial.